Ekipet e shpëtimit në Itali pas kërkimeve kanë gjetur trupat e dy alpinistëve, pasi një ortek goditi Alpet pranë kufirit me Zvicrën.
Një prej viktimave ishte bllokuar në borë, ndërsa trupi tjetër u gjet në një liqen, pas ortekut që ra në një lartësi prej rreth 2200 metrash në zonën Val Formazza, në rajonin e Piemonte.
Një ekip ekspertësh u dërgua në zonë menjëherë pas ngritjes së alarmit, por fatkeqësisht alpinistët nuk arritën të shpëtonin.
Viktimat janë Roberto Biancon, 53 vjeç dhe Vanessa Gatti, 30 vjeçe.
Njëri nga dy trupat u gjet nën një metër e gjysmë dëbore, ndërsa tjetri u gjet në ujërat e liqenit në fund të luginës.