Ditën e sotme gjykata e Durrësit la në burg pa afat Xhemal Lokën të akuzuar se kërcënoi dhe shty gruan Bedrie Loka drejt vetëvrasjes. Oficerët e policisë i kanë gjetur 2800 euro dhe 27 mijë lekë në momentin e arrestimit duke ngritur dyshime se ai po përgatiste arratisjen nga vendi. Në kotecin pranë banesës Xhemal lokës iu gjet një armë automatike dhe municion luftarak.
“Gjithashtu, bazuar në këtë dinamikë të evidentimit të faktit penal të ndodhur, më datë 06.01.2024, është këqyrur banesa e familjes Loka, ku rezulton se “në kotecin e pulave në anën jugore të banesës gjendet e mbeshtjellë me peshqir një armë zjarri automatike, me krehër pa fishekë.
Me pjesët e lëvizshme të parregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme 89-0579″ si dhe në këtë vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat, pasi u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik balistik.
Teksa më datë 05.01.2023. shtetasi Xhemal Loka ështe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, i janë gjetur me vete një sasi parash prej 2’800 Euro dhe 27’000 Lekë”, shuma në te holla këto që u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.
Disponimi i kësaj shume, marrë në kontekst të ngjarjes së ndodhur, ka shtuar dyshimet e formuara se ky shtetas po përgatitej të largohej jashtë vendit për t’ju fshehur procesit hetimor lidhur me këtë ngjarje”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Detaje nga dosja/ Bedrie Loka foli me vajzën në spital: Më fal për këtë që bëra!