Dëshmia e fëmijëve të Bedrije Lokës ka sjellë disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Fëmijët kanë deklaruar se mamaja e tyre dhunohej sistematikisht nga babai.
“Më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi… krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj lloj fjalësh, i ka thënë do të vras … e ka ofenduar me fjalë të rënda… e ka goditur mamin me grushta dhe me shkelma”,
Më 1 janar, pas vitit të ri skenat e sherrit dhe dhunës janë përsëritur në mbrëmje ndërsa në orët e para të mëngjesit të 2 janarit gruaja ka vendosur ti japë fund jetës duke pirë fotoksinë.
“Më datë 1 janar, pas vitit të ri … babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im … dhe të gjyshja ime … ka qenë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00 ku babi duke bërtitur e ulëritur i thosh që ske për të shku”, “Babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat… i thosh që ke dashnor, i thosh që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)” ka dëshmuar i biri, shkruhet në dosjen e prokurorisë.
Dëshmia e djalit të 41-vjeçares: Babi i thoshte mamit ke dashnor