-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ “Bedrija ka pasur lekët”! Burri në kafaz, kush e çoi gruan drejt fundit tragjik?

Kryesoret

Mesditën e sotme ka dalë në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë Xhemal Loka, burri i Bedrije Lokës që në datë 2 Janar i dha fund jetës duke u helmuar. Burri dyshohet se përmes presionit, dhunës dhe kërcënimeve e çoi drejt fundit tragjik.

Familjarët e Xhemal Lokës hedhin poshtë akuzat e ngritura ndaj 45-vjeçarit, duke mohuar përfshirjen e tij në vetëvrasjen e Bedrie Lokës, nënës së 4 fëmijëve.

Nëna e Xhemal Lokës shprehet se djali i saj s’ka lidhje me vetëhelmimin e 41-vjçares.

Djali im nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi me të. Helmin nuk ia ka dhënë djali im. Dy herë ka pirë helm. Nuk ia dhamë ne. Pse na akuzojnë ne kot së koti. Dhe na përgojojnë”, tha ajo.

Kush e çoi nusen drejt fundit? Vjehrra: Djali i fali humbjen e 40 mijë Eurove…

E pyetur nëse është e vërtetë se në shtëpi kanë humbur 40 mijë euro, për këtë nëna e Xhemalit u shpreh “E vërtetë është. Ka nja 10 vjet. Ata e dinë vetëm ato dy, e di ajo se kush ia ka marrë, Bedrija ka pasur lekët për të vjedhur ia kanë vjedhur, por se kush nuk e di.

Kur ka ardhur djali i ka thënë më kanë vjedhur lekët. Jo, nuk ka pasur gjë. Një ditë para, ata kanë pirë kafe te Arjan Loka, hapni kamerat dhe shikojeni, Arjanin e keni te rruga”, tha ajo.

“I ka dhënë kurojë, i ka thënë do ta gjej kush është (ai/ajo që hapi profilet e rremë). Ka folur me vëllezërit e asaj që hodhi fotot, u ka thënë hiqini. U ka thënë hiqni gjithçka që është në internet“, u shpreh vëllai i Xhemalit, Fatmiri.

“Po e fundosin…”! Kunati: Fjalët e fundit të Bedrijes para se të vdiste

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit