-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kabinat e kuqe telefonike 1 shekullore nxirren në shitje në Britani

Kryesoret

Pavarësisht reduktimit të numrit të tyre, kabinat e kuqe telefonike mund të shihen ende në shumë vende në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ndërkohë që ikonat kulturore kremtojnë njëqind vjetorin e tyre.

Kur njerëzit mendojnë për Britaninë e Madhe, disave mund t’u shkojnë në mend autobusët e kuq, Beatles ose Buckingham Palace, ndërsa të tjerëve mund t’u vijnë në mëndje peshku me patate të skuquara, pijetoret apo ndjenja e fortë e vetëkontrollit.

Megjithatë, ndoshta imazhi më ikonik mbeten kabinat tradicionale të kuqe të telefonit, që kanë arritur të mbijetojnë, pavarësisht përdorimit të tyre të rrallë në Britaninë moderne.

Në të vërtetë numri i kabinave telefonike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar është zvogëluar pesëfish vitet e fundit, sipas British Telecom (BT). Vetëm 3.000 kabina tradicionale të kuqe kanë mbetur.

Në fund të jetës

Nën kërcënimin ekzistencial, fillimisht për shkak të celularëve, dhe aq më tepër që kur telefonat inteligjentë filluan të dominojnë jetën tonë, në vitin 2008 BT prezantoi programin “Adopto një kabinë”, me më shumë se 7200 kabina telefonike të marra nga komunitetet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për vetëm 1£ (1,17 €) secila.

“Kabinat mund të birësohen nga këshillat e komunitetit ose famullitë dhe organizatat e regjistruara të bamirësisë,” sipas faqes së internetit të BT. Ndërsa kabina klasike shënon 100 vjetorin e saj, një shtysë e re është ndërmarrë në Skoci.

“Me kabinën ikonike të kuqe që do të mbushë 100 vjeç,” shtoi ai, “është një mundësi e shkëlqyer për t’u kujtuar komuniteteve që dëshirojnë të mbajnë ende kabinën e tyre lokale për ta marrë atë për vetëm 1£ “tha Michael Smy, drejtues i projektit të BT. /DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit