Mbrëmja e 7-janarit rezervoj një episod të hidhur për familjen Sinomati të cilët humbën një njeriun e tyre të dashur.
Gëzim Sinomati, ende 23-vjeç u ekzekutua në ballkonin e shtëpisë së tij, një snajper shënjestroi kokën e të riut duke e lënë të vdekur në vend, teksa pinte cigaren e tij të fundit.
Ai ishte kthyer nga Belgjika për festat e Vitit të Ri me familjarët e tij. Deri më tani janë dy pista kryesore mbi të cilën po hetohet.
E para një hasmëri e vjetër ose ndryshe larje hesapesh, kjo pasi Gëzim Sinomati dyshohet se është ekzekutuar në për llogari të babait Sokolit. Një pistë tjetër e rëndësishme është dhe prishja e pazareve të drogës.
Por këto dyshime nuk vinë pa një arsye, Sokol Sinomati së bashku me vëllain e tij Bernardin janë figura të njohura për policinë.
Sokoli i njohur edhe me nofkën “buzëderri” ka qenë anëtar i bandës së Gaxhait, ndërsa në vitin 2017 ai rezulton të jetë arratisur nga burgu i Peqinit.
Xhaxhai i të riut nga an tjetër, Bernard Sinomati, në të kaluarën ka qenë shënjestër e një atentati me tritol të vendosur në makinën e tij, pikërisht në vendin ku u ekzekutua nipi i tij.
Viktima 22 vjeç nuk ka pasur dënime të mëparshme.
Në momentin kur ka ndodhur vrasja, një faktor i rëndësishëm ka ndikuar në rrjedhjen e ngjarjeve, lagjja “Hajro Çakërri” bie në errësirë, një shkëputje e energjisë elektrike zgjat për afërsisht 5 minuta.
Ende nuk dihet nëse është një vepër e planifikuar apo e ndodhur rastësisht, por autorët mundën të largohen mes errësirës.
Në policia janë shoqëruar 15 persona, familjarë dhe të njohur të viktimës për tu marrë në pyetje, por nga policia mësohet se nuk ka asnjë informacion të vlefshëm për hetimet.