-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 22-vjeçarit, snajperi e shënjestroi në kokë, 10 persona të shoqëruar, autori u ndihmua të arratisej

Kryesoret

Në lidhje me vrasjen tronditëse mbrëmjen e djeshme në Vlorë rreth orës 22:20, ku mbeti i vrarë i riu 22-vjeçar Gëzim Sinomati, janë shoqëruar deri më tani nga policia 10 persona, të cilët janë marrë si dëshmitarë dhe mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit.

22-vjeçari u ekzekutua natën e mbrëmshme në ambientet e banesës së tij, siç është bërë me dije viktima është qëlluar me snajper sapo ka dalë në ballkonin e shtëpisë, plumbi i cili e ka goditur në kokë ka rezultuar fatal.

Autori dyshohet se ka qenë një person, ndërsa më pas është ndihmuar nga dy të tjerë për t’u larguar nga vendi i krimit. Sapo është bërë ekzekutimi janë fikur dritat e zonës dhe gjithçka ka qenë në errësirë për afërsisht 5 minuta.

Shkaqet e kësaj vrasje mafioze nuk dihen ende, ndërkohë dyshimet e para nga policia shkojnë drejt pistës së hakmarrjes.

Kjo pasi viktima Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit, anëtar i bandës së “Gaxhiut”

 

Hasmi nuk të fal/ Paralajmërim dhe plumb kokës me snajper (FOTO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit