Prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, Ilir Beqja shoqëruar nga avokati Ermal Yzeiraj ndodhet në Prokurorinë e Posaçme. Tetë orë deri tani dhe nuk dihet sa do të zgjasë beteja brenda.
Dy prokurorët, i pari Edvin Kondili që e ka shpëtuar nga burgu dhe Eneid Nakuçi po e marrin për të disatën herë në pyetje për dosjen e koncesionit të Sterilizimit.
Por socialisti ka edhe probleme të tjera me drejtësinë, pasi u hapën letrat për pasurinë e tij ku dolën në dritë fatura fiktive dhe njerëz që menaxhonin bizneset e tij.