Gjykata e Korçës ka lënë në burg 29-vjeçarin Kledi Tirollari, 29-vjeçarin i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Denoncimin e ka bërë nëna e vajzës e cila ka thënë se e ka ditur këtë ngjarje që para 3 muajsh por nuk ka folur pasi kishte frikë nga bashkëjetuesi i saj. Ndërkohë vetë 12-vjeçarja në prani të psikologëve ka pranuar se ka qenë në një lidhje dashurie prej 2 vjetësh me 29-vjeçarin.
Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe babai i Kledi Tirollarit i cili pretendon se abuzimi nuk ka ndodhur me të vërtetë por ky denoncim ka ardhur si pasojë e hakmarrjes nga bashkëjetuesja e tij pas një konflikti në çift.
“Nuk është e vërtetë. E akuzoi për arsye se u zu me mua. U konfliktua me mua dhe akuzoi djalin. Djali kishte shtëpi më vete. Ne kishim një dhomë veç. Bashkëjetuesja u zu me mua dhe tha do ju fus të gjithëve në burg”, ka deklaruar ai.