Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Pogradecit, ku një mjet ka përplasur një shtetas që po lëvizte me biçikletë.
Sipas informacioneve paraprake, i lënduari është transportuar menjëherë në spitalin e qytetit për t’u nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme. Burime mjekësore kanë sqaruar se gjendja e tij është stabile dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë incident.