Janë arrestuar 3 raste dhune nga Policia në lezhë dhe Kurbin. Si fillim është arrestuar Bal Selimi, 30 vjeç, banues në Lezhë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dhe në prezencë të fëmijëve të tyre mitur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu është arrestuar Fred Trungshi., 49 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Në pranga është vendosur edhe K. C., 49 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë , për veprime të mëtejshme.