Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është paraqitur bashkë me avokatin ditën e sotme në SPAK. Bashkë me Ermal Yzeirajn socialisti është futur në prokurori në orën 09:10.
Fakti që është i shoqëruar me avokatin nuk përjashtohet mundësia që t’i komunikohen akuza, por edhe të pyetet sërish.
Ish-ministri po hetohet jo vetëm për dosjen e koncesionit të Sterilizimit, por edhe pasurinë.