Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkuar në Drejtorinë e Vlorës pas vrasjes së Gëzim Sinomatit, i biri i Sokol Sinomatit, pjesë e bandës së Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai”.
Rrumbullaku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të hetuar ngjarjen. Deri më tani janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë dhe në itinerarin që kanë lëvizur autorët.
Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.
Rrethuar nga forcat speciale! “Buzëderri” me pranga në duar shkon për të varrosur djalin