Një person ka qëlluar me armë zjarri në lagen rus në Shkodër. Autori ka qëlluar nga kati i pestë i pallatit në drejtimin e një makine që ka qenë e parkuar poshtë. Në makinë ndodhesin 3 të rinj.
Pasi ka qëlluar me armë, autori Fasli Nuti është larguar nga pallati, por FNSH ka arritur që ta lokalizojë dhe ta arrestojë atë 3 orë pas ngjarjes.
Pamjet e makinës në të cilën ai ka qëlluar tregojnë qartë shenjat e plumbave dhe xhamat e thyer.
Ende nuk dihen motivet që mund ta kenë shtyrë Nutin që të qëllojë drejt kësaj makine.