Ngjarja e rëndë e cila ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në Vlorë ka sjellë disa detaje të tjera. Bëhet me dije se 48 orë pas ngjarjes, Policia e Vlorës nuk ka gjetur asnjë autor të mundshëm por ka pasur kontrolle në banesa në vendet që dyshohet të fshihen autorë të krimit por as nga kontrollet nuk është gjetur ndonjë provë konkrete.
Janë marrë në pyetje edhe persona të botës së krimit në lidhje me ngjarjen, por se ata kanë mohuar të kenë lidhje dhe janë lënë të lirë. Mësohet se ka nisur edhe një hetim në lidhje me Oshee nëse ndërprerja e dritave është e qëllimshme apo është bërë për shkak defekti.
Vrasja dyshohet me pagesë nga persona të përgatitur më së miri për këtë ngjarje. Deri më tani nuk janë gjendur as gëzhoja dhe as arma e krimit. Makina është djegur në pjesën e pasme ku policia ka arritur të gjejë edhe një bllok betoni e cila ka ndihmuar qitësin për të qëlluar saktë.
Ekzekutimi i 23-vjeçarit në Vlorë/ Në makinë është gjetur një bllok betoni