Me dhjetëra blegtorë nga krahina e Lumit të Vlorës kanë dalë mbrëmjen e djeshme në protestë në lidhje me çmimin e qumështit.
Blegtorët deklarojnë se sakrifikojnë çdo ditë me bagëtitë ndërsa grumbulluesit e qumështit kanë ulur çmimin deri në 40% të vlerës.
Produktet e bulmetit nuk kanë pësuar rënie të çmimit, baxho kanë vendosur të marrin qumështin me 120 lekë, nga 180 që ka qenë në muajin dhjetor.
Blegtorët thonë se ky çmim nuk i mbulon dot kostot e shpenzimeve të tyre dhe mbi të gjitha nuk justifikon dot punën e bërë.“Po përfitojnë në kurrizin tonë, e po na detyrojnë të mos punojmë më thotë blegtorët”, thonë blegtorët duke shtuar se rinia po detyrohet të braktisë vendin vetëm nga abuzimet.
Edhe pse produktet e bulmetit nuk kanë pësuar rënie të çmimit, baxhot në unanimitet kanë vendosur që qumështin ta marrin me 120 lekë, nga 180 që ka qenë deri në dhjetor.