Reperi i shumëpërfolur Mozzik së fundmi ka bërë një lajmërim të rëndësishëm në rrjetet sociale në lidhje me llogarinë e tij në Instagram.
Ai ka fshirë çdo postim në Instagram dhe ka vendosur të bëjë një pauzë duke e kthyer account-in e tij në llogari private.
Ndonëse ky lajm nuk është pritur mirë prej fansave, pasi Mozzik është një prej figurave publike më të pëlqyera dhe askush nuk do e preferonte mungesën e tij, shkaqet nuk dihen ende.
Reperi ka publikuar edhe një foto në të cilën shkruan “Kjo llogari nuk do të jetë aktive dhe private për një kohë të gjatë. Faleminderit për kuptimin”.