Partneri i shqiptares Gjeogjia Murati e cila u vra barbarisht në Greqi ka mohuar akuzat për vrasjen e saj. Para hetuesve 39-vjeçari ka shprehur se nuk ka fare lidhje me krimin dhe se çdo gjë është bërë nga shoku i tij.
“Nuk kam asnjë përfshirje në vrasje, nuk dija asgjë. Unë isha në shtëpi dhe po flija. Nuk kam asnjë përfshirje dhe me sa duket shoku im ka bërë gjithçka pasi ka treguar edhe vendin ku ndodhej kufoma”, argumenton partneri 39-vjeçar i Gjeorgjisë, i cili akuzohet se ka kryer vrasjen brutale në Selanik së bashku me bashkëpunëtorin e tij.
Sipas avokatit mbrojtës të 39-vjeçares, i pandehuri mohon përfshirjen e tij në vrasje, pohon se nuk kishte asnjë përfshirje dhe se nuk kishte dijeni për vdekjen e saj. Ndërkohë, 39-vjeçari ka gjithsej 45 rekorde ndaj tij për raste të ndryshme, përfshirë rrahje, dhunë në familje dhe akuzë për përdhunim të motrës.