-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I ngarkuari me punë i SHBA-së takon kreun e AMP, ja çfarë diskutuan

Kryesoret

I ngarkuari me punë i SHBA-së, David Winser së bashku me drejtuesin e ICITAP Richard Deasy dhe Këshilltaren Ligjore Rezidente të OPDAT, znj. Mary Kate Butterfield, vizituan Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Winser uroi z.Sulejmani për marrjen e detyrës së re dhe shprehu vlerësimin maksimal për procesin transparent dhe cilësor të përzgjedhjes së drejtuesit të Agjencisë
Wisner përgëzoi përkushtimin dhe vendosmërinë e Drejtuesit të Agjencisë në përmbushjen e misionit për mbikëqyrje civile, transparente dhe të pavarur, trajtimin e shkeljeve të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Ai siguroi mbështetje të vazhdueshme përmes asistencës teknike dhe profesionale për sektorë të veçantë si hetimi, inspektimi dhe trajtimi i ankesave.

Wisner theksoi përkushtimin për forcimin e partneritetit përmes programeve ICITAP dhe OPDAT, me qëllim parandalimin e korrupsionit apo paligjshmërive brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Ky bashkëpunim përfshin trajnime të vazhdueshme dhe cilësore të personelit të Agjencisë, të cilat synojnë të rrisin eficencën e hetimeve proaktive në funksion të goditjes së paligjshmërisë, duke përmbushur kështu edhe pritshmëritë e publikut për një shërbim policor në përputhje me standardet evropiane.

Në përfundim të takimit, Drejtori i Përgjithshëm, Florian Sulejmani i dorëzoi të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Wisner dhe Këshilltares Ligjore Rezidente të OPDAT, Mary Kate Butterfield nga një dhuratë simbolike me stemën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit