Një 34-vjeçar nga Divjaka është arrestuar pasi është ndaluar nga policia me akuzën se bashkëjetonte me një 14-vjeçare nga Roskoveci.
Prindërit e 14-vjeçares nuk kanë qenë dakord për lidhjen dhe martesën e vajzës me 34-vjeçarin. Ata këmbëngulin se kanë negociuar me të bijën për ta rikthyer serish në familjen e saj, por kjo e fundit nuk ka pranuar.
Sipas prindërve të 34-vjeçarit, e mitura ka jetuar në shtëpinë e tyre që prej 15 marsit të vitit 2023 dhe pas disa muajsh kanë bërë edhe dasmë.
“Nuk i tregon çunit të drejtën se sa vjeçe ishte. Mos u thuj njerëzve tha se prindërit e mi nuk janë dakord. Na marrin në telefon dhe vijmë në Kakavijë. Vajtëm si njerëz dhe shkuam atje. Kur vijmë atje, shkojmë tek prindërit e saj dhe na thonë që djalin do ta vrasim, do ta djegim. Unë i thashë një dritë të syve kam, nuk e vrisni dot”, deklaroi mamaja e 34-vjeçarit.