Kohëve të fundit Elia Zaharia dhe Princ Leka kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të aludimeve se marrdhënia e tyre disa vjeçare ka shkuar drejt divorcit. Gjithashtu ajo që po diskutohet së fundmi është edhe romanca e re që princi ka krijuar me fotografen Blerta Celibashi.
Ndërsa çifti i ri është parë duke shijuar romancën në disa udhëtime jashtë shtetit Elia mesa duket në një farë forme ka vendosur ti “ndëshkojë” duke mos i ndjekur më në Instagram.
Elia Zaharia dhe Blerta Celibashi ndiqeshin në Instagram, pasi dikur kanë qenë mikesha. Duket se përveç martesës me Princin, Elia i ka vënë kapakun edhe miqësisë me fotografen.
Elia Zaharia dhe Leka Zogu kanë qenë të martuar për 7 vite dhe rreth një dekadë histori dashurie, nga kjo martesë ka ardhur në jetë vajza e tyre Geraldina.