Tre muaj pas sulmit në Banjskë, i kërkuari nga Interpoli, Milan Radojiçiç, festoi natën e dytë të Vitit të Ri në liri.
Një burim i besueshëm i Televizionit RTK ka njoftuar se në 1 janar të këtij viti, Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb, e ka festuar Vitin e Ri së bashku me prijësit e grupit terrorist, Milan Radojiçiç dhe Zvonko Veselinoviç.
Kjo festë është mbajtur në lokalin e njohur të quajtur ‘’Hani Bani’’ në Kopaunik. Në këtë festë i pranishëm ishte edhe Danijell Gjukiç, një prej pjesëmarrësve në sulmin terrorist në Banjskë, si dhe shok i afërt i Danilo Vuçiçit.