Ish-kryetari i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra është emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit.
Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Gurra ka qenë kryetar i Bashkisë Librazhd nga viti 2015-2023.
VENDIMI I PLOTË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Znj. Egra Ibrahimi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Kastriot Gurra emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.