-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U akuzua për abuzim seksual me të miturën/ Flet nëna e djalit: Nuk e linte ajo

Kryesoret

Nëna e djalit 33-vjeçar i cili u akuzua për abuzim seksual me një të mitur dhe u arrestua nga policia, ka dhënë një deklaratë për mediat ku tregon se djali i saj është martuar me 14-vjeçaren pasi në fillim nuk ishte në dijeni për moshën.
Ajo tregon se vajza ka gënjyere duke thënë se ishte vetëm 17 vjeç. Prindërit e vajzës ishin kundër kësaj martese por vajza këmbënguli se do të jetonte me 33-vjeçarin dhe prindërit e tij.

“Djalit i kishte thënë që është 17 vjeç, djali tha ta dija që ishte 13 vjeç nuk isha martuar me të. Pasi dolën nga shtëpia më thanë që ti mos lëviz, na përcjell djali. Kur del djali nga shtëpia policia e arreston, e kapën çunin dhe e ngjeshën pas rrjetës. Kap djalin, kap nusen, unë u rrëzova më zuri koka në tokë. Nusja shtynte policët i thoshin qërohuni, ç’po bëni kështu. Unë u rrëzova, djali e nusja po më mbanin mua, ata tërhiqnin nusen. Nusen e kanë marrë me forcë. Çuni më mori më futi brenda, ata i ranë derës dhe i mbërthyen djalit. Tani nuk e dimë ku është nusja, disa thonë që është në Tiranë. Nusen e morën mbrëmë sepse mua më kishte marrë ambulanca më kishte çuar në Divjakë. Ma morën çunin, ja përthyen krahët çunit”, shprehet nëna mes lotëve.

Teksa u pyet pse djali nuk e la vajzën kur kuptoi moshën e saj të vërtetë, nëna u shpreh se nuk e linte ajo.
“Nuk donte ajo, e vdekur donte të dilte, i tha e të atit që qielli me tokën të bashkohen unë nuk vij. Ata i thanë mbaje mend mirë, do të të vijë policia. Djali nuk e mori me zor”, u shpreh ajo.

Dyshohet se abuzoi me të miturën, në pranga 35-vjeçari

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit