-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do dalë naftë nga Shpiragu dhe kush pasurohet? Pensionistët, çmimet dhe lufta (Intervista)

Kryesoret

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” analizoi vitin e ri ekonomik, inflacionin, rritjen ekonomisë, por edhe shtresat në nevojë që janë të parat që e pësojnë.

Prej disa muajve qeveria dhe vetë kryeministri kanë ngritur pritshmëritë për naftën që mund të nxirret nga Shpiragu që sipas tij do i japë një tjetër fytyrë ekonomisë dhe xhepave të shqiptarëve. Por Muço është pesimist për disa arsye.

Shpiragu, për të arritur deri te shfrytëzimi, duhen shumë vite. E para duhet bërë testi nëse ka rezerva. Aspekti i dytë është që duhet parë nëse kjo do të shfrytëzohet në nxjerrje, do të investohet në nxjerrje.

Ato 100 mijë apo 300 mijë futi nuk mund të transportohen me bote nafte. Duhet investuar në depozita, linja transporti, etj. Për ta arritur në ato nivele që diskutohet duhen shumë vite. Nuk është se do të kemi ndonjë përfitim kushedi se cfarë, sepse kontratat avantazhojnë ata që po investojnë. Shpiragu është një demagogji. Ne kemi parë se cfarë ka ndodhur me investimet strategjike apo korporatën e investimeve” tha ai.

Por çfarë do të ndodhë me çmimet këtë vit? “Rreth 60% e inflacionit në vend, është i importuar nga jashtë, vendet e tjera, pasi varemi nga importi. Kur në BE inflacioni po shkon drejt 3-4%, nënkupton që ne nga qershori do të arrijmë inflacionin 2-4%.

Në 2024 po nuk ndodhi ndonjë luftë tjetër, apo të mbyllet situata e luftës në Ukrainë apo mes Izraelit dhe Hamasit, do të na zgjidhë të gjitha problemet, do të kemi një inflacion të ulët” tha ai.

Eksperti Klodian Muço rrëzoi pretendimet e qeverisë se forcimi i lekut kundrejt monedhave të huaja tregon forcën e ekonomisë shqiptare. Për më shumë intervista e plotë më poshtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit