FSHN dhe RENEA sërish kanë kryer kontrolle intensive në qytetin e Vlorës. Për sot ata kanë kontrolluar disa zona të Himarës ku janë parë më në detaje automjetet luksoze.
Kontrollet u intensifikuan pas ekzekutimin me snajper të Gëzim Sinomatit, teksa ky i fundit kishte dalë për të pirë cigare në ballkonin e banesës së tij.
22-vjeçari Sinomati ishte duke pirë cigare në ballkon kur është qëlluar nga një distancë e afërt me snajper. Policia ka gjetur edhe një makinë të tipit BMË, të djegur në brendësi të lagjes “24 Maji”.
Ngjarja dyshohet për larje hesapesh. Gëzim Sinomati, është djali i Sokol Sinomatit i njohur me pseudonimin Sokol Buzëderri anëtar i bandës së Gaxhait.