-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina ishte vjedhur në Shkodër dhe u përdor në Vlorë, autorët ngatërrojnë objektivin?

Kryesoret

Pak ditë kanë kaluar nga atentati mafioz që ndodhi në Vlorë ku u ekzekutua me snajper Gëzim Sinomataj. Policia nuk ka gjetur asnjë autor të dyshuar për ngjarjen edhe pse kontrollet kanë qenë të shumta.
15 personat të cilët u shoqëruan dje në komisariat për më shumë se 18 orë janë liruar.
Hetuesit nuk arritën të gjenin prova të vlefshme që mund t’i implikonin këta persona si të dyshuar.
Deri më tani mësohet se makina tip “BMW x3” që u përdor për të kryer vrasjen e 23-vjeçarit rezulton të ketë qenë më përpara e vjedhur në Vlorë dhe më pas është djegur nga autorët e krimit.
Nga të dhënat rezulton se makina ka është vjedhur në 19 tetor.
Ndërkohë targa e automjetit që u dogj rezulton se i përket një makine tip BMW e regjistruar në Tiranë.

Targat nuk rezultojnë të vjedhura, por autorët i kanë dubluar duke krijuar një palë targa të njëjta dhe i kanë vendosur në makinën që kishin vjedhur në Shkodër.
Grupi hetimor ka dyshime se ky atentat mund të ketë qenë për xhaxhain e Gëzimit, Benard Sinomatajn por autorët mund të kenë ngatërruar objektivin.

Kush e vrau djalin e “Buzëderrit”? Ka informacione të reja, RENEA vihet në ndjekje

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit