-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e vrau djalin e “Buzëderrit”? Ka informacione të reja, RENEA vihet në ndjekje

Kryesoret

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një person për vrasjen e Gëzim Sinomatit, djali i Sokol Sinomatit i njohur si “Buzëderri”, ish-anëtarit të bandës së “Gaxhait” në vitin 1997 në Vlorë.

15 persona që u shoqëruan dhe ndaluan për vrasjen e Gëzim Sinomatit të dielën në Vlorë janë liruar të gjithë. 23-vjeçari ishte duke pirë cigare në ballkon kur u qëllua me snajper.

Nga hetimet, policia lokale sipas grupit hetimor, ka pikasur një automjet që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Sipas bluve, mjeti rezulton i shitur në Vlorë, por pa akt shitje.

Dyshohet se ky automjet në pronësi të një shtetasi nga Elbasani ka larguar autorët nga vendi ku u dogj automjeti tip BMW me të cilin u krye atentati mafioz.

Pista kryesore e kësaj ngjarje dyshohet të jetë ajo e hakmarrjes pasi babai i viktimës ka qenë pjesë e bandës së “Gaxhait” në vitin 1997 dhe aktualisht ndodhet në burg për vrasje.

Kush e vrau djalin e “Buzëderrit”? Lirohen 15 të arrestuarit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit