Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Leshnicë, Pogradec. Gjatë kohës që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë 5 persona mes tyre dhe një fëmijë të cilët kanë arritur të dalin në kohë pa u lënduar.
Sipas banorëve të fshatit, familja Alinj është në një situatë të vështirë ekonomike dhe jetojnë me pak pension dhe bujqësi ndërsa kanë vetëm një djalë që punon si puntor lavazhoje.
Dëmet në banesë kanë qenë të mëdha por fatmirësisht pa të lënduar. Në vendngjarje është policia që po heton shkaqet e zjarrit, ndërsa nesër priten edhe specialistët e emergjencave për të bërë vlerësimin e dëmeve dhe për të ndihmuar familjen në riparimin e banesës.