Pak orë para ndezjes së dritave të shtëpisë më të famshme dhe më të ndjekur në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht banori i parë.
Bëhet fjalë për Meriton Mjekiqin, gazetar, moderator dhe producent i njohur.
Me 12 vite karrierë ka eksperimentuar shumë në fushën e medias, ka punuar në shumë televizione të Kosovës, si gazetar, kryeredaktor dhe moderator.
Emisioni i tij aktual “Gjoni Black” është ndër më të suksesshmit në Kosovës.
Program që i ka dhënë vëmendjen maksimale Meritonit, por ka zbuluar edhe shumë talente të reja në muzikë.