-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti dekreton Gonxhen

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Blendi Gonxhen si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Me propozim të kryeministrit Rama është dekretuar shkarkimi i Elva Margaritit si ministre e Kulturës dhe Ervin Metes si ministër i Financave dhe Ekonomisë. Për shkak të riformatimit që është bërë me lëvizjet e fundit, Ervin Mete është dekretuar këtë të premte në detyrën vetëm si ministër i Financave.

“Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi shkarkimin e zonjës Elva Margariti nga detyra e Ministres  së Kulturës, si dhe dekretoi shkarkimin e zotit Ervin Mete nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Gjithashtu sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e zotit Ervin Mete në detyrën e Ministrit të Financave si edhe dekretoi emërimin e zotit Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”, njoftoi Presidenca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit