SHBA ka propozuar sërish David Kostelancik si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Ripropozimi vjen pas mosmiratimit që Senati i bëri një javë më përë për shkak të tejkalimit të afateve.
Senati i kërkoi Presidentit të SHBA, Joe Biden, që të miratojë një kandidat të ri për këtë pozicion.
“David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër
Këshilltar, nominohet për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.