-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbi jetën nga duart e dentistit, rasti i 3-vjeçarit do të hetohet nga ekspertë të huaj

Kryesoret

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho pak muaj më parë, do të hetohet nga ekspertë të huaj.

Këtë e ka caktuar Prokuroria e Tiranës, raporton “Balkanweb”.

Sipas prokurorëve, akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë, ndërkohë që mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

Po ashtu sqarohet se mjekët specialistë në vendin tonë, janë në konflikt interesi me personat në hetim, përfshirë edhe mjekun Roland Xhaxho.

“Nga ana e prokurores së çështjes është vendosur kryerja e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, duke caktuar një grup ekspertësh të huaj” njofton prokuroria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit