-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kronologjia/ Killerat qëlluan drejt Kalemit dhe i vunë flakën makinës

Kryesoret

Një makinë është gjetur e djegur në zonën e Bërzhitës në Tiranë pas atentatit në Selitë. Dyshohet se mund të jetë përdorur nga autori/ët e plagosjes së 35-vjeçarit Zamir Kalemi në zonën e Selitës.

Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu dhe grupi hetimor. Ndërsa në akse të ndryshme rrugore në Tiranë janë ngritur pika kontrolli. Zamir Kalemi mbeti i plagosur me armë në këmbë.

Pistat, si nisi saga e hakmarrjes?

Ditë e shtunë. 11 qershor 2022, Aleksandër Sadikaj u ekzekutua me bombë në Sauk. Makina shpërtheu në lëvizje. 27-vjeçari, që është kushëri me Kalemajt vdiq disa minuta më pas.

Në dhjetor të po atij viti u ekzekutua në Tiranë biznesmeni Edmond Papa. Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku Andrei Bode.

Autoritetet dyshojnë se vrasja e Papës lidhet me ekzekutimin e Sadikajt, që njihej si “Sanço”. Vitin e kaluar në 9 gusht Andrea Kalemi u qëllua në atentat në Greqi por u shpëtoi plumbave.

Në 14 Dhjetor, këtë herë në burgun e “Koridhalos” u qëllua sërish për t’u vrarë nga një egjiptian por shpëtoi. Dhe mbrëmë u tentua të vritet vëllai i tij në Tiranë. A kanë lidhje ngjarjet? Dyshimet janë të forta për policinë, tani i duhet t’i mbështesë mbi prova.

Dy të vdekur dhe tre plagosje! Si nisi saga e hakmarrjes Papa-Sadikaj-Kalemaj në Tiranë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit