Mbrëmjen e sotme flakët kanë përfshirë repartin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.
Zjarri raportohet të ketë rënë në dhomën e njërit prej mjekëve, ku dyshohet se një ngrohëse e lënë ndezur mund të ketë qenë shkaku i flakëve.
Fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar.
Reparti zjarrfikës ka ndërhyrë me shpejtësi duke vënë nën kontroll flakët, ndërsa dëme materiale janë shkaktuar vetëm në dhomën e mjekut.
Në momentin që ka rënë zjarri, pacientët dhe stafi i infermierëve dhe mjekëve janë zhvendosur në një mjedis të sigurt të spitalit dhe nuk ka pasur probleme.
LAJMI I FUNDIT/ Përfshihet nga flakët reparti i kirurgjisë në spitalin e Shkodrës