-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjysma e popullsisë së botës në votime këtë vit

Kryesoret

Sheikh Hasina fitoi të shtunën mandatin e pestë si kryeministre e Bangladeshit. Këto janë zgjedhjet e para ndër një seri zgjedhjesh që do të mbahen në mbarë botën këtë vit.

Tajvani mbajti zgjedhjet presidenciale në 13 janar. Në sfond qëndron rreziku se Kina mund ta marrë këtë ishull me forcë për shkak të këtyre zgjedhjeve.

“Nuk po zgjedhim vetëm udhëheqësit e ardhshëm të Tajvanit për të vendosur për të ardhmen e vendit, por edhe për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Indo-Paqësorit, apo jo?”, tha William Lai, kandidat për partinë në pushtet, Partia Demokratike Progresive.

Indonezia pritet të zgjedhë një president të ri muajin e ardhshëm për të qeverisur këtë vend me një popullsi prej 277 milionë banorësh. Këto do të jenë zgjedhjet ku marrin pjesë numri më i madh i votuesve në një ditë të vetme.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në shkurt në Pakistan, ku drejtuesi opozitar dhe ish-kryeministri Imran Khan vazhdon të jetë në burg për shkak të nxjerrjes së sekreteve shtetërore, veprim që ai e mohon ta ketë bërë.

Rusët do të votojnë në zgjedhjet presidenciale në muajin mars dhe Vladimir Putini është më se e sigurt që do të fitojë sërish.

“Ai ka kontroll mbi të gjithë makinerinë administrative që nevojitet për t’u siguruar se do të bëhet një votim masiv në favor të tij dhe se Putini do të vazhdojë edhe për gjashtë vite të tjera deri në 2030-ën”, thotë Ian Bond, nga Qendra për Reformimin Evropian.

India, vendi demokratik me popullsinë më të madhe në botë, do të mbajë zgjedhje parlamentare në periudhën prill-maj, ndërsa partia në pushtet BJP e kryeministrit Narendra Modi kryeson në anketime.

“Këto janë zgjedhje shumë domethënëse pasi ka qartazi dy opinione në vend për momentin. Nga njëra anë është partia BJP që polarizon shoqërinë sipas linjave komunitare. Në anën tjetër është opinioni se BJP-ja po përqëndrohet më shumë tek siguria kombëtare”, thotë gazetari për politikën Pushp Saraf.

Në 2 qershor, Meksika pritet të mbajë zgjedhjet presidenciale që mund të sjellin zhvillime të rëndësishme.

“Është gjithashtu një ngjarje historike pasi ekziston mundësia që për herë të parë Meksika të qeveriset nga një grua”, thotë anketuesi meksikan Patricio Morelos.

Parlamenti Evropian do të mbajë zgjedhjet parlamentare në qershor, ku do përfaqësohen mbi gjysmë miliardi njerëz, ndërsa është rritur mbështetja për partitë populiste të krahut të djathtë.

Britania pritet të mbajë zgjedhje përpara fundit të vitit. Anketimet sugjerojnë se udhëheqësi i Partisë Laburiste, Keir Starmer mund t’i japë fund qeverisjes prej 14 vitesh të konservatorëve.

Në 5 nëntor, amerikanët do të vendosin nëse do t’i japin një mandat të dytë Presidentit demokrat Joe Biden, apo nëse do të zgjedhin një alternativë republikane, ndërkohë që Donald Trump-i duket se do të jetë me shumë gjasa pretendenti kryesor. Cilido që do të jetë rezultati, ai pritet të ketë efekte globale.

“Në kontekstin evropian ekziston frika se Donald Trump-i mund ta dëmtojë me shpejtësi NATO-n”, thotë Anand Menon, nga Kolegji Mbretëror në Londër.

Gjatë këtij viti, votuesit pritet të ushtrojnë fuqinë e tyre demokratike në përmasa të pahasura më parë dhe pasojat mund të ndihen për disa dekada në vazhdim./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit