-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I bënë atentat në mes të natës, rrëfehet Zamir Kalemi: Ja kush më qëlloi

Kryesoret

Zamir Kalemi, personi të cilit ju bë nj atentat me 16 plumba mbrëmjen e 12 janarit në zonën e Selitës ka dhënë dëshminë e tij për policinë në lidhje me ngjarje.

35-vjeçari u pyet paraprakisht nga Policia e Tiranës lidhur me dinamikën e ngjarjes por edhe dyshimet që ai mund të kishte mbi agresorët.

Mësohet se Kalemi nuk ka përmendur emra konkretë por ka dhënë informacione me vlerë për hetuesit që autorët të identifikohen.

Ai ka rrëfyer me detaje zonat ku ka lëvizur gjatë ditës kur u bë atentati, orët si dhe personat që ka takuar.

shërbimet e departamentit të krimeve pranë DVP Tiranë, kanë nisur kontrollin në terren dhe sekuestrimin e pamjeve filmike në zonat ku ka lëvizur i riu.

Blutë kërkojnë të gjejnë informacione në lidhje me autorët, ndihmësit në këtë ngjarje apo dhe konstatimin e automjetit të përdorur në këtë ngjarje. 15 mijë janë vendosur në dispozicion për cilindo që jep informacion mbi autorët.

35-vjeçari Kalemi ka qenë duke udhëtuar me makinë kur u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e 12 janarit.

Plot 16 herë është qëlluar ndaj tij, fatmirësisht ai arriti të shpëtonte me vetëm një plagosje në këmbë.

Policia: Pista e atentatit ndaj Kalemit në Tiranë, 15 mijë Euro për çdo informacion

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit