-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vranësira dhe reshje bore/ Moti nesër

Kryesoret

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Ndryshe nga ditët e fundit e fundit ku për shkak të masave ajrore me origjinë polare patëm temperature të ulta (si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës), për javën para masat ajrore janë më të ngrohta me origjinë perëndimore. Kjo gjë do të përkthehet në rritje të temperaturave madje përgjatë ultësirës perëndimore në disa gradë mbi mesataren klimatike të vendit.
Nesër moti parashikohet me vranësira të dendura (përjashto intervalet afatshkurtra me diell në zonën e jugut). Vranësirat do të shoqërohen në pjesën më të madhe të territorit me reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar. Por në zonën e veriperëndimit dhe qendër (pjesërisht jug) këto reshje në periudha afatshkurtra do të jenë me intensitet deri dhe të lartë të vrrullshme në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Për ditën e Premte në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore me intensitet mesatar dhe lokalisht reshjet e dëborës me intensitet të lartë në formën e stuhive të dëborës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit