-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

61-vjeçari bie nga lartësia duke punuar, policia nis hetimet për administratorin

Kryesoret

Një 61-vjeçar është rëzuar nga lartësia kur ka qenë duke punuar në një biznes privat në Elbasan. Përmes një njoftimi për shtyp policia bën me dije se ka nisur hetimin për administratorin e biznesit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, gjatë punës në biznesin privat që administron 54-vjeçari, ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia, shtetasi S. K., 61 vjeç. Ky shtetas ka marrë ndihmë në spital dhe më pas është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit