-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtonte motorin në gjendje të dehur, arrestohet polici në Divjakë

Kryesoret

Një efektiv policie në Divjakë është arrestuar pasi ka drejtuar motoçikletën në gjendje të dehur dhe është përplasur me një makinë. Pas aksidentit i është bërë edhe testi i alkoolit i cili ka rezultuar pozitiv.

60-vjeçari me iniciale K.LL u arrestua rreth orës 11:30, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut, në aksin rrugor Lushnje-Divjakë ku duke drejtuar motoçikletën në gjendje të dehur është përplasur me automjetin e tipit “Mercedez Benz”, që drejtohej nga personi me iniciale K.D.

Polici nuk ishte në orarin e punës në momentin e ngjarjes. Efektivi K.LL, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit