-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj mbajti fjalimin nga presidenca, Bardhi sërish akuza ndaj presidentit

Kryesoret

Deputeti i Partisë demokratike, Gazment BVardhi ka reaguar pas deklaratës për media që dha presidenti. Begaj nuk e mbajti dot fjalën në paralament pasi opozita shkaktoi sërish kaos edhe në këtë nisje të startimit të sesioni të ri parlamentar. Begaj nga presidenca i bëri edhe një herë thirrje opozitës për bashkëpunim.

Bardhi vijoi me akuzat e tij ndaj presidentit, duke e konsideruar këtë të fundit si një palë në konflikt që nxit më shumë përçarjen në Kuvend. Sipas Bardhit, Begaj ka treguar anësi gjatë fjalimit të tij.

“Qëndrimi publik i Presidentit të Republikës është mesazhi më i dëmshëm që mund të bënte për normalizimin e jetës parlamentare. Ashtu siç pritej, Kreu i Shtetit nuk u ngrit dot në rolin e tij si përfaqësues i unitetit të popullit, por me një gjuhë të njëanshme, u bë palë në konflikt dhe nxiti edhe më shumë përçarjen mes palëve politike në Kuvend.

Duke e konsideruar këtë një akt antidemokratik dhe një sulm të pashembullt të Presidentit të Republikës ndaj opozitës, e siguroj që Grupi Parlamentar i PD dhe opozita është e vendosur të mbrojë pluralizmin demokratik në vend dhe Kushtetutën e Shqipërisë, edhe nëse Kreu i Shtetit ka vendosur tia dorëzojë kopjen e tij të Kushtetutës kryeministrit Edi Rama!”- shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit