Platforma “Global Fire” ka publikuar listën me ushtritë më të fuqishme për vitin 2024 ku ka ndodhur disa ndryshime në renditje.
Këto ndryshime vinë edhe për pasojë të luftës në Ukrainë si edhe tensionin mes Tajvanit dhe Kinës.
Në dhjetëshen e parë nuk ka ndryshime të mëdha përveç rënie së Francës në vendin e 11-të dhe ngritjen e Turqisë në vendin e 8-të.
Platforma “Global Fire Power” e bën renditjen e përvitshme të ushtrive më të fuqishme në botë duke u nisur nga një mori faktorësh siç janë teknologjia; numri i ushtarëve; infrastruktura; pasuritë nëntokësore; popullsia, etj.
Shteti shqiptar renditet në vendin e 90, ku ka pësuar rritje nga një vit më parë.