Presidenti Bajram Begaj pasi iu bllokua fjala në parlament deklaroi se sot për opozitën ishte një mundësi e mirë për të bërë kthesë por kjo gjë nuk ndodhi.
“Isha përgatitur që sot ti drejtohesha Kuvendit, në sallën e seancës plenare me rastin e fillimit të sesionit të ri parlamentar. Nuk është hera e parë që Presidenti i drejtohet Kuvendit me mesazh. Për çdo çelje sesioni gjeni mesazhin e Presidentit.
Sot zgjodha të komunikoj drejtpërdrejtë me deputetët për shkak të rrethanave që shoqëruan mbylljen e sesionit të kaluar.
Pamundësia për zhvillimin e një seance normale, më bën që këtë mesazh ta përcjell për politikanë dhe deputetët e Shqipërisë përmes medias.
Çelja e punimeve të sesionit të ri të Kuvendit, ishte një mundësi e mirë që deputetët e Kuvendit të shënonin fillimin e një kthese në jetën politike të vendit tonë”, shtoi Begaj.