-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iu bllokua fjala në parlament, Begaj deklaratë për mediat: Kuvendi ka nevojë për opozitën

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj nuk arriti dot për shkak të trazirave në parlament të mbante fjalimin atje kështu që ai doli në një deklaratë për media.
Begaj u shpreh se Kuvendit i duhet opozita dhe se palët duhet të bashkëpunojnë për të mirën e vendit.
Presidenti u shpreh se seanca e sotme ishte një mundësi e mirë që deputetët të shënonin një kthesë pozitive në parlament por edhe pse nuk ndodhi kështu ai ju bëri thirrje që të jenë më shumë bashkëpunues.

“Për çdo çelje sezoni gjeni mesazhin e presidentit, sot zgjodha të komunikoj drejtpërdrejtë me deputetët për shkak të rrethanave që sollën mbylljen e sesionit të kaluar. Këtë mesazh po e përcjell përmes mediave.

Kjo ishte një mundësi që deputetët të shënonin kthesën për situatën në parlament. Me përgjegjësinë madhore që mban detyra juaj, deputetët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të krijojnë një atmosferë ku dominon interesi kombëtar dhe dialogu mes palëve.

Pozita dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për të mirën e vendit. Kuvendi është vendi ku ka diskutime konstruktive mes palëve dhe është hapësira e debateve ku të gjithë të kenë mundësinë të përfshihen dhe të dëgjohen. Kuvendi ka nevojë për opozitën, argumentet e saj dhe përballjen në debat me argumente.

Bashkëpunimi mes palëve ka mundësinë të çlirojë energjinë pozitive. Aty duhet të kultivohet shpresa për të ardhmen dhe demokracia”, tha Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit