Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka takuar homologen Donika Gërvalla në pikën kufitare të Morinës.
Lajmi e ka konfirmuar vetë ministri Hasani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Më tej ai shkruan se ndalesa e parë është Kosova për të vijuar me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi
“Në pikën kufitare të Morinës, me miken dhe homologen Donika Gërvalla – Schëarc, në nisje të turit 3 ditor në rajon. Ndalesa e parë Kosova për të vijuar me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi.”, shkruan Hasani në Facebook.