Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji sot ka zhvilluar takimin me intelektualët në Tiranë, duke diskutuar për sistemin e demokracisë, shtetin e së drejtës si dhe debatin politik si element thelbësor në demokraci.
Në fjalën e tij ai ka vlerësuar edhe punën e SPAK i cili thotë se Prokuroria e Posaçme ka goditur dhe po sulmon të gjitha palët politke pa dallim.
Fjala e Salianjit
Pa parti që u nënshtrohen rregullave nuk kemi më demokraci. Sot nuk hiqet as dorëheqja si akt sublim. Politika duket sikur ka qëllim jo pjesëmarrjen e intelektualëve dhe qytetarëve, por dekurajim për të mos marrë pjesë në procese. Duket sikur debati real mbi ekonominë ose administratën publike nuk ekziston. Duket sikur zërat që reagojnë janë të çuditshëm, kur duhet të ishte e kundërta.
Mungesë zgjedhjesh reale si në PS, si në PD, mungesë zgjedhjesh reale të qytetarëve të përfaqësuesve të tyre, pasi kemi një sistem ku zgjedhin më shumë krerët e partive”
SPAK hapi rrugën për një pjesëmarrje të re politike duke goditur rëndë korrupsionin, që po sjell një ndryshim gradual. Por është në një sulm të vazhdueshëm nga të gjitha palët politike. Duhet t’i jepet ajo që i takon, pasi po u reziston presioneve.









