-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet kontenieri me kokainë në Portin e Hamburgut, arrestohet 11 persona mes tyre dhe drejtuesi shqiptar

Kryesoret

Një grup kriminal trafikantësh droge është arrestuar nga policia gjermane pasi u sekuestrua një kontenier me kokainë. Është vendosur në pranga i dyshuari kryesor i cili është një 39-vjeçar nga Shqipëria.
Ai dyshohet se ka organizuar trafikimin e një sasie prej 48 kilogramëve kokainë nga Amerika e Jugut.
Kokaina, me vlerë rruge rreth 2.4 milionë euro, u zbulua në portin e Hamburgut në një kontenier me letër. Hetuesit sekuestruan kokainën dhe e përdorën kontejnerin si karrem. Kur një kompani transporti solli kontejnerin në Bremen, policia ndërhyri: “Ndërsa kontejneri ishte duke u shkarkuar, 6 të dyshuar u arrestuan nga forcat speciale,” tha Julia Söllner, zëdhënëse e shtypit për Zyrën e Hetimit Doganor të Hanoverit.

Gjatë kontrolleve, hetuesit sekuestruan 160 gramë kanabis, peshore precize, makineri izolimi me vakum, steroid anabolikë, telefona celularë të ndryshëm, kompjuterë dhe mjete ruajtjeje si dhe dokumente transporti për kontejnerë dhe dokumente të tjera si provë. Gjithashtu janë sekuestruar tre makina, llogari të ndryshme, 900 euro cash dhe një orë e cilësisë së lartë.

Operacioni u mbështet nga forcat e zyrave kryesore doganore në Hamburg dhe Bremen dhe forcat policore të Bremenit, Saksonisë së Poshtme dhe Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore, si dhe njësitë e tyre speciale. Hetimet e mëtejshme nga Zyra e Hetimit Doganor të Hanoverit janë në vazhdim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit