Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Shqipëri, më saktësisht në rrugën Fushë Krujë-Vorë.
Viktima është një shtetas i Kosovës, nga komuna e Lipjanit.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen e viktimës G.R.
“Lajm i trishtë për vdekjen e parakohshme të Gëzimit, dhembje për të gjithë qytetaret e komunës tonë e më gjerë. E nderuara familje Rizani, Në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj. Jo vetëm familja, por të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqtë dhe të gjithë ata të cilët e njohën Gëzimin”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.