-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nderoi Adem Jasharin, lirohet nga paraburgimi politikani opozitar serb Sandulloviç

Kryesoret

Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, është liruar të hënën nga paraburgimi në qytetin jugor të Serbisë, Nish, njoftoi avokati i tij mbrojtës, Çedomir Stojkoviq, duke shtuar se ky vendim u mor “pas trysnisë së shtuar” nga vendet e Perëndimit.

“Nikolla Sandulloviq sapo është liruar… për ta mbrojtur veten nga akuzat se kishte vendosur lule pranë varrit të një vajze shqiptare”, shkroi Stojkoviq në rrjetin social X.

Ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin tha më 6 janar se Sandulloviqi ishte arrestuat me urdhër të tij, për shkak se kishte vendosur kurorë me lule në fshatin Prekaz të Skenderajt, ku forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke i vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje në vitin 1998 gjatë luftës në Kosovë.

Më herët, Zyra e Prokurorit në Nish kishte konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Sandulloviq ndodhej në paraburgim prej 5 janarit, nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”.

Më 2 janar, Sandulloviq e publikoi një video në rrjetin social X, ku ai shihej në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz duke vendosur kurorë me lule në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 Marsit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Stojkoviq e cilësoi vendimin e autoriteteve serbe për arrestimin e tij si të nxitur politikisht, i cili u krye “pasi ai u rrah”.

Ky vendim erdhi vetëm pak orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bëri thirrje për lirimin e tij. / REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit