-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehet Parlamenti, Spiropali: Votoni amnistinë dhe pastaj le të vazhdojë lufta

Kryesoret

Nis sot sesioni i ri parlamentar i Kuvendit, i cili në dhjetor u mbyll me tensione mes opozitës dhe mazhorancës. Seanca do të nisë pasdite në orën 17:00, ku sipas rendit të ditës të publikuar nga Parlamenti në hapjen e punimeve, janë parashikuar vetëm dekretet e presidentit të Republikës për shkarkim dhe emërim ministrash, vendime të marra nga kryeministri Rama më herët. Deputetët lanë pas një vit të tensionuar mes kaosit, tymit e flakadanëve dhe nismave ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash, siç janë amnistia penale dhe reforma zgjedhore.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka bërë një ftesë për opozitën për të votuar pr/ligjin për amnistinë. “Ka më shumë se një muaj që qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin për amnistinë penale. Bëhet fjalë për disa qindra qytetarë shqiptarë dhe më tej akoma, për disa mijëra familje që jetojnë jashtë me dramën e atyre brenda, të cilët do të fitonin para kohe lirinë.

Çfarë ka ndodhur? Projektligji ende nuk është votuar. Ka pasur disa seanca të “flakta” parlamentare, ku në secilën prej tyre, të paktën 84 deputetë do të duhej të ngrinin kartonin dhe të votonin pro. Burra që iu kanë mbetur edhe tre vjet heqje lirie e shumë gra me katër vite dënim ende të pashlyer, do të festonin në familjet e tyre Vitin e Ri.

Hedhja e çelësave në det për një kategori qytetarësh që në një moment të caktuar kanë pasur problem me ligjin nuk është çelësi që e bën shoqërinë më të sigurt, më të shëndetshme, më të drejtë. Të votojmë dhe pastaj le të rithemi: le të vazhdojë lufta” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit